English

Vlore: Mot I Qendrueshem, Kushte Te Favorshme Lundrimi

VLORË, 30 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Situata e qëndrueshme atmosferike do të dominojë sot në gjirin detar të Vlorës. Moti do të jetë i kthjellët, me zhvillime të pakta resh, qe do të shoqërohet me një rritje graduale të vlerave të temperaturave. Duke shfrytëzuar kushtet e favorshme të lundrimit, më shumë se 20 peshkarexha kanë dalë prej dy ditësh për peshkim brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Jugperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/s deri 4-6 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 30-32 gradë celsius dhe ato minimale në 19-21 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. /a.ke/
KOMENTE