Salsburg, 31 Korrik, NOA – Një ekspozitë e madhe, e organizuar në 13 vende të ndryshme të qytetit, i kujton qytetit historik të Salsburgut 90-vjetorin e tij.
"Teatër i botës" është titulli i kësaj ekspozite, e cila do të jetë e hapur deri më datën 26 tetor.
Me ndihmën e videove dhe filmave të periudhave të ndryshme të vitit, prapa skenave mund të shihni historinë e festivalit muzikor për 40 vjet të udhëhequr nga von Karajan, në vendlindjen e Moxartit.
Ndërkaq, evenimenti “Mozart-fest” i nisur në fakt që në vitin 1842 dhe para Luftës së Parë Botërore, ka qenë një traditë për të kujtuar kompozitorin e famshëm gjerman.
n.e/NOA