English

Angli, fotografohet mostra e re e Loch Ness

Paignton, 1 gusht 2010, NOA - Mediat britanike e kanë mbiquajtur tashmë “mostra e re e Loch Ness”. Bëhet fjalë për një kafshë të parë në brigjet e Devonit, në Saltern Cove, Paignton (Angli).

Dy foto të botuara në faqet e gazetave britanike e tregojnë si një "gjarpër te madh" që i bie rrotull ujërave të kësaj zone. Gill Pearce, i cili ka bërë foton më 27 korrik 2010, e ka dërguar menjëherë në MCS (Marine Conservation Society­) për t'u shqyrtuar nga ekspertët.

Pritet që ekspertët të japin më shumë informacion rreth kësaj kafshe të çuditshme.

a.e./NOA

KOMENTE