Arabi Saudite - Ulja Jo E Mire Shkakton Rrëzimin E Një Avioni Mallrash
XHEDAH, 31 korrik /ATSH-AFP/ - Një ulje e keqe ka shkaktuar rrëzimin e një avioni të transportit të mallrave, të shoqërisë gjermane ''Lufthansa'', në Riad, më 27 korrik, sipas elementeve paraprake të hetimi, të publikuara sot nga burime zyrtare saudite.
"Gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar ''Mbreti Khaled'', avion u përplas në pistë, fakt që shkaktoi dëmtimit e saj dhe rrëshkitjen e mjetit të transportit të mallrave dhe rrjedhimisht daljen e tij nga pista", u shpreh Abel Rahmane Boukhari, drejtori i përgjithshëm i sigurisë në Zyrën e Autoritetit të Aviacionit Civil saudit, përmes një deklarate të bërë publike në Xhedah.
"Përplasja shkaktoi një zjarr në brendësi të avionit'', theksoi ai duke cituar elementet e para të hetimit.
''Dy kutitë e zeza të avionit janë rikuperuar dhe do të ekzaminohen për të përcaktuar shkaqet dhe për të hartuar raportin përfundimtar mbi aksidentin'', shtoi zyrtari saudit./
/i.p/