English

Arrestohet një person për vrasje dhe plagosje

Pejë, (Kosovë), 31 korrik, NOA – Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e sotëm autorin e një vrasje dhe një plagosje në qytetin e Pejës. Ngjarja ka ndodhur rreth orë 00:00 në një restorant në rrugën “Lekë Dukagjini”.

Pas sinjalizimit nga banorë të zonës policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasin Bekim.K, kurse një viktimë tjetër që ishte i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në spitalin rajonal të Pejës e më vonë në Prishtinë.

Menjëherë patrullat e policisë janë vënë në ndjekje të agresorëve dhe kontrollit të gjithë qytetit.

Zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes kanë marrë përshkrimin e veturës së të dyshuarve dhe Drejtoria rajonale e Pejës ka aktivizuar disa pika kontrolli në të gjitha stacionet policore të kësaj drejtorie.

Stacioni policisë së Gjakovës rreth orës 01:00 ka ndaluar një veturë që është përputhur me përshkrimin e veturës së dyshuar së llojit “Chrysler” duke arrestuar një të dyshuar për këtë rast, që më vonë u identifikua si Fahri.Gj.

Policia ka identifikuar edhe dy të dyshuar të tjerë të cilët për momentin janë në arrati.

NOA

KOMENTE