English

Axhenda Ndërkombëtare 31 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- NJU ORLINS - Inxhinierët po përgatisin një manovër tjetër për të bllokuar rrjedhjet e naftës në Gjirin e Meksikës. RHINEBECK (SHBA) - Chelsea, vajza e vetme e Bill dhe Hillary Clinton zhvillon ceremoninë e martesës në fshehtësi të plotë dhe nën masa të jashtëzakonshme sigurie. TË TJERA -------------- SALZBURG (Austri) - Zhvillohet festival i operas, muzikës dhe teatrit në Salzburg. ATHINË - Ndjekje e grevës së shoferëve që vendosën për të vazhduar lëvizjen e tyre deri të hënën. BOHINJ (Slloveni) - Kryeministri slloven, Borut Pahor takon kryeministren kroate Jadranka Kosor. JERUSALEM/GAZA - Ndjekje e situatës pas hedhjes së një rakete në Rripin e Gazës ku si pasojë humbi jetën një person dhe disa të tjerë u plagosën. TEHERAN - Ndjkje e situatës pas kërkesës së presidentit amerikan, Barack Obama bërë autoriteteve irakiane për lirimin e menjëhershëm të tre shtetasve amerikanë të burgosur që prej një viti në Iran./ /ec/
KOMENTE