English

Çarje në qeverinë italiane pas ndarjes së Finit nga Berluskoni

Romë, 31 korrik, NOA – Shumica e politikës italiane rrezikohet pas ndarjes përfundimtare të dy krerëve të saj, kryeministrit italian Silvio Berluskoni dhe presidentit të Dhomës së Deputetëve Gianfranco Fini.

Pas një akti të tillë, kryeministri Berlusconi mund të humbasë shumicën në parlament, duke tronditur kështu themelet e mazhorancës që drejton shtetin italian.

Kreu i Aleancës Nacionale, Gianfranco Fini, me largimin e tij nga partia në pushtet, duket se i ka dhënë një goditje të madhe asaj.

Fini, në fakt, vazhdimisht kishte kërkuar më shumë demokraci dhe transparencë brenda partisë, por prej kësaj, ai u akuzua për kundërshti dhe mos respektim të rregullave brenda saj.

“Natyrisht unë nuk do të jap dorëheqjen, pasi kushdo e di që presidenti i Dhomës së Deputetëve garanton rregullat dhe drejtimin mbipartiak të punës së dhomës së ulët të parlamentit. Ai nuk duhet aspak të sigurojë shumicën e koalicionit që e ka zgjedhur", u shpreh Fini.

n.e/NOA

KOMENTE