English

Droutsas: Në Ballkan, ne duam të shohim të ardhmen

Prishtinë, 31 korrik, NOA - Nuk është objektiv i tashëm të flitet për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, apo njohjen eventuale të Kosovës nga ana e Greqisë, pas mendimit pozitiv të Gjykatës për Kosovën.

Kështu, është shprehur zv/ministri i Jashtëm grek, Dimitrios Droutsas, gjatë vizitës në Prishtinë.

“Ky është një vendim që secili shtet e merr vetë. Ndërsa të gjitha shtetet po merren me këtë çështje, nuk është objektiv kryesor tani që të mendojmë për këto çështje”.

“Ne duam të shohim të ardhmen dhe e ardhmja për ne është perspektiva evropiane për tërë rajonin”, tha Droutsas. Ai më pas ka shtuar edhe faktin e ardhmja e rajonit shtrihet ne Bashkimin Evropian.

“Të flasësh për BE-në nuk është sekret se aty ka qasje dhe pikëpamje të ndryshme kur diskutojmë çështjet e rajonit. Në këtë kontekst, mendoj se pozicioni i Greqisë është i njohur”, shtoi ndër të tjera, zv/ministri i Jashtëm grek, Dimitrios Droutsas.

Sipas tij, më e rëndësishmja është se të gjitha shtetet e BE-së, të 27 vendet anëtare, janë pajtuar në një pikë shumë të rëndësishme, se rajoni ka perspektivë të qartë evropiane dhe kjo është e ardhmja e tërë rajonit.

n.e/NOA

KOMENTE