Ekon: Ossh, Remonte Në Disa Linja Të Reja Në Zona Te Ndryshme Ne Vend
TIRANE, 31 Korrik/ATSH/.- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të kryejë remonte në disa linja të reja në vend nga data 2-6 gusht, ku përfshihen disa zona në Tiranë, në jugperëndim dhe në veri të vendit, me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve.
Burime zyrtare nga OSSH bënë të ditur sot për ATSH-në se "një nga linjat që do të përfshihet nga remonti është Tiranë-Mëzez-Valias, ku nga ora 09:00 -16:00 do të ketë mungesë të energjisë elektrike në Mëzez, Valias, Kashar, Tapizë e Laknas".
Gjithashtu se ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në Kavajë, Rrogozhinë, Përrenjas dhe zonat përreth, në Rubik, Kaçinar, Bashkia Vau i Dejës, Krahës, Qesaraka në Tepelenë, rrethi i Skraparit, Lushnja, një pjesë e fshatrave, komunat Hysgjokaj, Mërtish dhe Selenicë në Vlorë./k.s//n.m/