Tiranë, 31 korrik, NOA – Nga mesi i korrikut, Aldo Sicignano do të jetë drejtori i ri i Zyrës së Bashkëpunimit Italian për Zhvillim në Tiranë.
Ai ka një përvojë të gjatë në menaxhimin e ndihmave për zhvillimin dhe për ndërhyrjet e emergjences të Bashkëpunimit Italian, po ashtu edhe për programet, për fondet dhe për Agjencitë e Kombeve të Bashkuara.
I diplomuar në Jurisprudencë dhe në Shkencat Politike me një Master ne Business Administration, pas 7 vjet shërbimi me cilësinë e manaxherit pranë një banke prestigjoze italiane, më 1979 Sicignano bashkohet me grupin UNDP ku ka punuar si funksionar ndërkombëtar në Republikën arabe të Jemenit, në Libi e në Sudan.
Këtu ka pasur rolin e Përfaqësuesit te Përhershëm të Sekretariatit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për operacionet e emergjencës në Sudan.
Para se të caktohej në Tirane, Sicignano ka punuar për Kooperimin Italian në vende të
Ndryshme si në Malajzi, si përfaqësues për Investimet italiane pranë ministrisë së atjeshme të Industrisë; në Irak si përfaqësues për të gjitha ndërhyrjet e emergjencës; dhe së fundmi në Jeruzalem e Sarajevë si Drejtor i Zyrës për Kooperimin Italian për Zhvillim.
Në muajt e ardhshëm, Sicignano do të punojë me Departamentin për Strategjinë e Koordinimin e Donatorëve (DSDC) për zbatimin e Protokollit mbi Kooperimin për Zhvillim për vitet 2010- 2012, nënshkruar kohët e fundit, duke filluar me krijimin e një komiteti drejtues për zbatimin e nje programi te kthimit të borxhit.
20 milioinë euro të investuar për këtë program do të financojnë projekte në sektorin e zhvillimit shoqëror i cili ka si qëllim garantimin e një përfshirje sa më të gjerë në shërbimet shoqërore të bazës.
Sipas Memorandum-it, Italia do të jetë lead donor për zhvillimin e sektorit privat, ku drejtori Sicignano do të përqendrohet edhe në linjën e kredisë italiane në favor të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të cilën Programi i ri mbi Bashkëpunimin për Zhvillim ka angazhuar resurse shtesë dhe do të lehtësojë politikën e dialogut midis donatorëve europianë dhe institucioneve shqiptare për zhvillimin e sektorit privat.
n.e/NOA