English

Eurostat: Në Eurozonë, 16 milionë të papunë

Bruksel, 31 Korrik, NOA – Vendet e Eurozonës numërojnë aktualisht në gjithë tërësinë e tyre rreth 16 milionë të papunë.

Shifra është bërë me dije nga Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat, e cila ka pohuar më pas se përqindja e papunësisë në Eurozonë ka qenë e qëndrueshme gjatë muajit qershor me 10 për qind të popullsisë aktive.

Kjo në fakt është cilësuar si shifra më e lartë për papunësinë e evropianëve, që prej krijimit të zonës Euro në vitin 1999.

Në fakt, shifra e lartpërmendur, nuk përfshiu atë të të 27 vendet e Bashkimit Evropian, pasi nëse do të ishte kështu, do të thuhej se numri i të papunëve ka arritur në 23.062 milionë persona.

Eurostat pohon ndër të tjera në këtë studim për papunësinë, se vendet me papunësinë më të madhe janë Spanja dhe Letonia me rreth 20 për qind të popullsisë së aftë për punë.

n.e/NOA

KOMENTE