Athinë, 31 korrik, NOA - Furnizimi i zonave turistike në Greqi me karburant dhe mallra ushqimore, po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Megjithë një urdhër urgjentë të qeverisë në Athinë, shoferët e kamionëve dhe autoçisternave vendosën të vazhdojnë grevën e tyre. Ata protestojnë kundër liberalizimit të planifikuar nga qeveria në sektorin e transportit.
Ligji është pjesë e marrëveshjes mes qeverisë greke dhe Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për shmangien e falimentimit shtetëror të vendit të zhytur thellë në borxhe.
Ndërkohë ushtria ka marrë përsipër furnizimin e strukturave të rëndësishme si aeroporte, spitale dhe centraleve elektrike.
Kjo situatë i ka sjellë humbje dhe më të mëdha ekonomisë greke, e cila priste që me anë të turizmit të arritje një ulje të bilanceve tejet negative.
Por përpallë kërkesave të shoqatave qeveria këtë herë ka vendosur të përdorë dorën e fortë duke ndërhyrë vet në treg.
NOA