Prishtinë, 31 Korrik, NOA - E ardhmja e rajonit të Ballkanit është në Evropë dhe ndaj vendet duhet të punojnë së bashku për të larguar mosmarrëveshjet e vjetra, e të shohin vetëm para.
Ky është mesazhi që ministri grek i Punëve të Jashtme, Dimitris Droutsas, ka lëshuar dje gjatë takimeve të zhvilluara me autoritetet e larta zyrtare në Beograd dhe pritet të pohojë edhe sot në Prishtinë, ku do të gjendet sot për një vizitë zyrtare.
Burimet pranë delegacionit të tij bëjnë me dijeni se ai ka gati për t’u përcjellë të dy vendeve mesazhin e Bashkimit Europian se i inkurajon që të ulen në tryezën e dialogut për gjetjen e një zgjidhje konsensuale, Serbinë dhe Kosovës.
Vizita e Droutsas në aksin Prishtinë-Beograd, zhvillohet vetëm pak ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kjo sipas tij, mund të shërbejë si pika e nisjes së një procesi të dialogut të këtyre dy vendeve, dikur në konflikt.
Pikërisht, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Greke, Grigoris Delavekuras, tregon se qëllimi i këtij turi të shkurtër të Droutsas në Prishtinë-Beograd është përcjellja e një mesazhi nga ana e Bashkimit Europian për dialog mes këtyre dy vendeve dhe nisjen e një procesi politik të bashkëpunimit.
“Bashkimi Europian lëviz me hapa të koordinuar, e ky është dhe mesazhi që do të përcjellim ne, dhe thekson se e ardhmja e rajonit ndodhet në Europë. Ky është mesazhi kryesor dhe këtu duhet të përqendrohemi, si dhe të dëgjojmë me kujdes pikëpamjet e të dy palëve, për hapat e ardhshëm”, bën me dije ai.
Sipas tij, “Greqia, pikërisht për shkak të pozicionit dhe rolit që ka në rajon, deklarohet e pranishme dhe shkon për kontakte në Beograd e Prishtinë. Mirëpo do të duhet të sqarojmë e të theksojmë se ky proces kërkon disa hapa dhe këto duhet të jenë hapa të kujdesshëm. Për këtë arsye nuk ka kuptim të hyjmë në një diskutim skenarësh të supozuar”.
n.e/NOA