English

Hyseni, lobimin për njohjen e Kosovës në OKB

SHBA, 31 korrik, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skwder Hyseni, ka vazhduar serinë e takimeve me përfaqësues të përhershëm të akredituar pranë OKB-së.

Përveç takimeve me përfaqësues të përhershëm të akredituar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ku ka folur në lidhje me Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka ripërsëritur thirrjen për njohje, Ministri ka takuar sot në takime të veçanta edhe Ambasadorët e Francës dhe të Italisë në Kombet e Bashkuara.

Këto biseda janë zhvilluar në kuadër të takimeve që Ministri është duke pasur me partnerët e shteteve të pesëshes (“Quint-it”), e që kanë për qëllim bashkërendimin e ngushtë të veprimeve pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në takimet me Ambasadorin Gerard Araud të Francës dhe Gian Lorenzo Cornado të Italisë, Ministri Hyseni ka vënë theksin te nevoja dhe rëndësia e bashkërendimit të hapave dhe veprimeve që do të ndërmerren në periudhën pas mendimit të GJND-së.

NOA-INA

KOMENTE