Iran - Kina Investon 40 Miliardë Dollarë Në Projektet Energjitike
TEHERAN, 31 korrik /ATSH-AFP/ - Kina, partnerja kryesore ekonomike dhe tregtare e Iranit investoi rreth 40 miliardë dollarë në sektorin e naftës dhe gazit në Iran, deklaroi sot një zyrtar i lartë iranian.
"Kina mori pjesë në projektet që arrijnë vlerën e 29 miliardë dollarëve dhe projekteve që kanë të bëjnë veçanërisht me ndërtimin e uzinave petrokimike dhe rafinerive që arrijnë vlerën e 10 miliardë dollarëve'', deklaroi zëvendësministri i naftës, Hossein Noghrekar Shirazi, cituar nga agjencia e lajmeve ''Mehr''.
Ai shtoi se Pekini kishte propozuar të merrte pjesë në ndërtimin e shtatë rafinerive të tjera./
/ec/