English

Itali - Tre Viktima Nga Shembja E Një Ndërtese Terkatëshe Në Napoli

ROMË, 31 korrik /ATSH-AFP/ - Një ndërtesë trekatëshe u shemb në orët e para të ditës së sotme në afërsi të rajonit jugor italian, Napoli, ku mbetën të vdekur tre persona, por ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin nga rrënojat e ndërtesës një vajzë të vogël, e cila kishte mbijetuar përgjatë katërmbëdhjetë orëve nën ndërtesën e shembur, njoftoi pak më parë agjencia italiane e lajmeve, Ansa. Ndërtesa me tre kate, që gjendej në Afragola, zonë e provincës së Napolit, u shemb për arsye ende të panjohura. Ekipet e shpëtimit, të mbërritur menjëherë në vendngjarje, nxorën nga rrënojat trupat e pajetë të një femre dhe një mashkulli në moshë të re dhe një tjetër femre të moshës 75 vjeçe. Vajza e vogël e gruas së moshuar, Imma Mauriello, e moshës 10 vjeçe, u arrit të shpëtohej nga ekipet e urgjencës dhe gjendja e saj konsiderohet "e kënaqshme". "Vajza po reagon mirë në këndvështrimin fizik dhe është e shëndetshme. Ajo mban mënd gjithshka ndodhi dhe nuk i ka humbur ndjenjat përgjatë gjithë kohës që ndodhej nën rrënojat e ndërtesës", deklaroi Eduardo Ruotolo, zyrtar i spitalit në të cilin u dërguar vajza. Kreu i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi i përcolli ngushëllimet të afërmve të viktimave dhe i garantoi për mbështetje të plotë nga qeveria e tij./ /i.p/
KOMENTE