Kinë, 1 gusht 2010, NOA- Pas vdekjes në mars të këtij viti të Ping Ping, shumë persona nga e gjithë bota janë mobilizuar në përpjekje për të kapur rekordin e lakmuar të njeriut më të vogël të botës. Por tani një pretendent tjetër ka gjasa për t'u zgjedhur si njeriu më i vogël në botë.
40-vjeçari Huang Kaiquan nga Sichuan në Kinë është një prestigjator i madh, një duhanpirës, por mbi të gjitha 76 centimetra i gjatë.Huang është 1.5 cm pak më i gjatë se mbajtësi i rekordit të mëparshëm (Ping Ping) dhe peshon 12 kile. Ai u ndal së rrituri kur ishte vetëm 3 muajsh dhe që atëherë shtati i tij ka mbetur i pandryshuar. "Kur isha i vogël nëna ime më merrte në krahë dhe duke parë se jam ende i vogël vazhdon ta bëjë këtë. Njerëzit shpesh më marrin për një fëmijë, por kohët e fundit kam filluar të humbas flokët dhe shumë nga ata besojnë se unë mund të jem 3- 4 vjeç"- thotë duke qeshur Huang. Cheng Fuxiu, nëna e Huang tregon se djali i saj, në vendin ku ata jetojnë njihet me pseudonimin "vëllai i vogël"; ka lindur në shkurt të vitit 1970; është pjesë e një familje në cilën të gjithë janë në lartësi normale dhe është djali i dytë i tre vëllezërve. Vendimi përfundimtar mbi mbajtësin e rekordit të ri do të merret këtë vjeshtë.
a.e./NOA