English

LSI: Qëndrimet e Presidentit sipas Kushtetutës, debatet janë të padobishme

Tiranë, 31 korrik, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë dhe një herë kundër qëndimit të Partisë Demokratike. Në lidhje me debatin e fundit për Presidentin dhe zëvendësimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, u shpreh sot se çdo lëvizje e kreut të shtetit duhet parë në kontekst të kushtetutës.

Nëdërsa debatin e hapur nga mazhoranca, Rama e cilësoi si të padobishëm.

Raporti mes Presidentit dhe pushteteve të tjera, më konkretisht, mes Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, mes Presidentit të Republikës dhe qeverisë, mes Presidentit të Republikës dhe organeve të drejtësisë, janë marrëdhënie që ndërtohen mbi bazë të Kushtetutës, që funksionojnë në zbatim të Kushtetutës, dhe që duhen vlerësuar dhe gjykuar vetëm në raport apo në funksion të korrektesës së tyre ndaj Kushtetutës së vendit. Çdo koment tjetër është i padobishëm”, u shpreh Rama.

Ai ka theksuar se LSI ja nuk do të merret me debate që dalin jashtë kontekstit që i lidh këto institucione, “në veprim, ndërveprim, dhe funksionim të tyre në raport me Kushtetutën”.

Rama ka mbrojtur qëndrimin e LSI-së duke deklaruar se kjo nuk është një shenjë krize apo mes mazhorancës.

Rama u shpreh se LSI-ja ka qëndrimet e saj si forcë politike. “Theksoj se këto i kanë të pabaza dhe nuk ka asnjë shenjë të krisjes apo në krizën e marrëdhënieve midis partnerëve në qeverisje”, u shpreh Rama.

Më tej Sekretari i LSI-së u shpreh dhe për qëndrimin e fundit të opozitës duke e cilësuar nisjen e protestave si një mungesë alternative.

NOA

KOMENTE