Duisburg, 31 korrik, NOA - Në Duisburg të Gjermanisë po mbahet ceremonia e varrimit të viktimave të festivalit muzikor Love Parade.
Në këtë manifestim, para një jave, humbën jetën 21 vetë dhe më se 500 të tjerë u plagosën.
Ceremonia po mbahet në Kishën Salvator dhe nëpërmjet të ekraneve televizive po transmetohet edhe në stadiumin e futbollit dhe në kishat e tjera në qytet.
Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe kancelarja Anglea Merkel, dhe presidenti Kristian Vulf.
NOA