English

Mbërrijnë emigrantët, në pikat kufitare me mijëra veta dhe qindra makina

Kakavijë, 31 korrik, NOA – Një dyndje e madhe e emigrantëve ka pushtuar ditën e sotme pikat kufitare të vendit, ku ajo që pushtohet nga një fluks më i madh është e Kakavijës, e cila edhe këtë verë po shënon një numër të lartë të mbërritjes së tyre.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të policisë kufitare, sipas të cilave pikat kufitare si Kakavija, Kapshtica si dhe porti i Durrësit, kanë pritur ditën e sotme një numër të madh pasagjerësh.

Konkretisht, bëhet me dije se nga mesnata deri në mesditë nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri mbi 5500 persona me 2 100 automjete.

Ndërsa në pikën kufitare të Kakavijës gjatë ditës së sotme kanë hyrë 3200 persona dhe 1 mijë automjete, si edhe 54 autobusë.

Sa u përket sporteleve me të cilat punojnë palët në kufi, për të përballuar situatën, pala shqiptare po punon me 8 sportele, ndërsa ajo greke me 4 në Kakavijë; ndërsa në Kapshticë me 6 sportele dhe 2 të palës greke.

Kurse në portin e Durrësit mësohet se gjatë orëve të fundit kanë hyrë 4800 persona, dhe 130 mjete, që të gjitha me 5 tragete linjash.

Ndërsa sipas autoriteteve portale deri në darkë priten të mbërrijnë edhe 5 tragete të tjerë.

n.e/NOA

KOMENTE