English

Një Tërmet 5,8 Ballë Rihter Godet Pjesën Jugore Të Iranit

TEHERAN, 31korrik /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 5,8 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin Neghar, në provincën Kerman, njoftoi sot televizioni shtetëror. Nuk ka asnjë iformacion për viktima apo dëme materiale. Agjencia e lajmeve ''Fars'' theksoi se është ndërprerë komunikimi me lokalitetet e rajonit. Tërmeti u regjistruar në katër kilometra thellësi dhe epiqendra e tij ndodhej rreth 834 kilometra në jug të Teheranit./ /ec/
KOMENTE