Kukës, 31 korrik, NOA – Teksa nxirrte krom, një punëtor nga Kukësi ka humbur sot pasdite jetën.
Ngjarja e rëndë konfirmohet në mënyrë paraprake nga burimet policore të këtij qyteti, duke saktësuar se ajo ndodhi pikërisht në fshatin Aliaj të komunës Surroj, ndërsa viktima u identifikua dhe është 38-vjeçari Seser Ademi.
Ndërsa pohohet se bashkë me të është plagosur edhe një person tjetër, i cili është Myftar Sina, 33-vjeç.
Që të dy kanë qenë duke nxjerrë krom në momentin që pati shembje të një masivi dherash, i cili shkaktoi vdekjen për Ademin dhe plagosjen e rëndë të Aliajt
Ky i fundit mësohet se është transportuar menjëherë në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për 38-vjeçarin vdekja ishte e menjëhershme.
Duket se shkak për aksidentin është bërë mungesa e kushteve të sigurisë në punë, ndërsa ekipi hetimor në vendngjarje është duke mbledhur të gjitha provat për ta vërtetuar këtë gjë.
n.e/NOA