English

Obama Paralajmëron Abbasin Mbi Refuzimin E Bisedimeve Direkte Me Izraelin

RAMALLAH, 31 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama paralajmëroi presidentin palestinez, Mahmoud Abbas se refuzimet për të rifilluar bisedimet dhe negociatat e drejtpërdrejta me Izraelin mund të cënojnë marrëdhëniet amerikano-palestineze, deklaroi sot një zyrtar palestinez. ''Obama e bëri këtë deklaratë dhe përmes një letre të drejtuar Abbasit'', deklaroi për AFP zyrtari i cili nuk pranoi të bënte publik identitetin e tij. Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan konfirmoi se në rast rifillimi të bisedimeve, ai do të përpiqej për një zgjatje të afatit të funksionimit të moratoriumit mbi kolonizimet hebreje. "Obama e paralajmëroi për kujdes Abbasin ndaj refuzimit lidhur me rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta me Izrael muajt e ardhshëm, duke u shprehur se ky qëndrim do të prekte marrëdhëniet amerikano-palestineze", theksoi zyrtari. Obama theksonte se kishte ardhur momenti për rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta dhe se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu "ishte i gatshëm për rifillimin e tyre'', sipas deklaratave të zyrtarit palestinez./ /i.p/
KOMENTE