English

Operacioni “Makina Luksoze”, kapet në Lazarat një makinë Audi e vjedhur

Gjirokastër, 31 Korrik, NOA – Në vijim të operacionit të koduar “Makina Luksoze”, të nisur ditë më parë ku u sekuestruan 3 automjete luksoze, një tjetër automjet i vjedhur është sekuestruar nga forcat e policisë në Lazarat të Gjirokastrës.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se në vendin e quajtur Kordhocë, ato kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit tip Audi A8, me targa CD 674 RJ, si dhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit, 24-vjeçarit Rezar Skënduli, banues në Lazarat, për veprime të mëtejshme.

Nga kontrolli i dokumentacionit si dhe pas ekspertimit teknik të numrit të shasisë të bërë nga ekspertët, ka rezultuar se ai kishte ndërhyrje në numrin e shasisë, se i mungonte pllaka identifikuese si dhe parregullsi të tjera.

Nga ana e policisë, menjëherë është bërë arrestimi i drejtuesit të automjetit, si edhe sekuestrimi i automjetit së bashku me dokumentacionin që dispononte.

Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Trafikim të mjeteve motorike”, vepër kjo e parashikuar nga neni 141/a, i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE