English

Pakistan - Gjenden Kutitë E Zeza Të Avionit Të Rrëzuar Të Mërkurën

ISLAMABAD, 31 korrik /ATSH-AFP/ - Kutitë e zeza të avionit që u rrëzua të mërkurën pranë Islamabadit, duke shkaktuar 152 të vdekur, u gjetën, njoftoi sot AFP-në drejtori i aviacionit civil pakistanez. "Hetuesit i gjetën kutitë e zeza në mëngjes në kodrat Margalla", i deklaroi AFP-së me telefon Junaid Ameen. Avioni Airbus A321 i kompanisë Airblue që vinte nga Karaçi u rrëzua të mërkurën për një arsye që nuk është zbardhur ende për shkak të motit me shi në kodrat Margalla, që rrethojnë kryeqytetin, në vend që të ulej siç ishte parashikuar në aeroportin ndërkombëtar të qytetit. Shirat e rrëmbyeshëm që ranë në Islamabad i kanë penguar ndjeshëm kërkimet në vendin e aksidentit, që është i izoluar dhe me terren të vështirë Hetuesit shpresojnë se parametrat e fluturimit dhe bisedat e regjistruara do të bëjnë të mundur përcaktimin e shkaqeve të sakta të katastrofës. Autoritetet e kanë shpallur ditën e enjte pas aksidentit ditë zie kombëtare. Kjo është katastrofa ajrore më e përgjakshme në Pakistan që prej vitit 1992 me aksidentin e një avioni Airbus 300 të kompanisë publike PIA në afërsi të Katmandusë, kryeqyteti i Nepalit, që ka shkaktuar 167 të vdekur. /I.Pu.
KOMENTE