English

Pakistani kundër akuzave të Londrës: Nuk jemi të lidhur me terrorizmin

Islamabad, 31 Korrik, NOA – Pakistani nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin dhe akuzat që bëhen ndaj tij për një fakt të tillë, nuk janë aspak të vërteta.

Një fakt të tillë e kanë bërë me dije zyrtarë të shërbimeve sekrete pakistaneze, të cilët kanë anuluar një vizitë në Britani, në shenjë proteste ndaj komenteve të bëra nga kryeministri Cameron për lidhje të strukturave shtetërore me terrorizmin.

Cameron në fakt, e paralajmëroi Pakistanin që të mos ketë asnjë lidhje me grupet që promovojnë eksportin e terrorizmit. “Ne duhet të jemi shumë, shumë të qartë me Pakistanin, se ne dëshirojmë të shohim një Pakistan të qëndrueshëm dhe demokratik”, deklaroi Cameron.

Por zyrtarët pakistanezë e kanë mohuar kategorikisht një fakt të tillë, e kjo ka qenë edhe arsyeja që krerët e agjencisë pakistaneze të inteligjencës të cilët duhet të shkonin në Londër për të diskutuar bashkëpunimin në operacionet e përbashkëta me homologët britanikë, e anuluan këtë vizitë.

n.e/NOA

KOMENTE