English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 31 Korrik /ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme, e shtunë 31 Korrik 2010. Gazeta " Shqip" PD: DORËHEQJE E KRISTOS OSE MOCION TOPIT Sekretari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Eduard Halimi : Nuk do e presim shtatorin, i kemi të gjitha mjetet. Mazhoranca, gati aksioni ligjor për përshpejtimin e zgjedhjes së kreut të ri të Kushtetueses, pa pritur sesionin e ri Parlamentar. Tituj të tjerë Berisha "shmang" kreun e SHISH-it, Bahri Shaqirin Na duhet pjesmarrje në demokraci Formulari A2, dorrëzimi shtyhet deri në 6 gusht Gazeta "Shqiptare" KOMANDO : PAS LUFTE NA PUSHUAN SI REBELË Nënoficeri i papunë. Kërkuam rrogat, nuk kishim as sigurim jete. Në Irak, Sh.B.A na fali 30 "Hammer", por nuk i morrëm se nuk kishte avion. Sot niset kontigjenti i ri paqeruajtës Tituj të tjerë Deklarata e Sokos Gjokës, alarm në NATO e Bruksel Mjeksia, zhbllokohen specializimet, nisin në shtator Dhunohet amfiteatri i Butrintit, ngulen në mure gozhdë e çadra Gazeta "Rilindja Demokratike" MASAT E REJA NË BETEJËN NDAJ KRIMIT DHE PASTRIMIT TË PARAVE Kryeministri mbledh Komitetin Ndërministror : krimi do të shtypet me të gjitha mjetet ligjore. Tendenca për të përfshirë në larje parash, ekziston edhe për kontrabandën dhe evazionin. Berisha kërkon bashkëpunimin me doganën dhe tatimet. Siguri BE-së për çështjen e të rikthyerve, koordinim për statistikat. Tituj të tjerë; PD ofron zgjidhje për ngërçin e emërimit të kreut të Kushtetueses Kush nuk po e respekton të drejtën ndërkombëtare? Sekuestrohet kanabis, arrestohet kryeplaku e dy inspektorë policie Gazeta "Integrimi" SABRI GODO : KUALICIONI ËSHTË SOLID DHE QEVERISJA E SUKSESËSHME Bashkëhartuesi i Kushtetutës: Kjo qeveri ka pasur sukses dhe sejcili nga partitë PD, LSI ka dhënë ndihmën e saj. Opozita të bashkëpunojë për Reformën Zgjedhore dhe të japë konsensusin për miratimin e ligjeve në Parlament. Tituj të tjerë "Ligji i SHISH-it", LSI kërkoi zbatimin e detyrimeve që vendi ka ndaj "NATO-s" Pasaportat, Posta Shqiptare zgjat oraret e shërbimit për qytetarët Vasili, udhëzim për dhurimin e gjakut nga personeli shëndetësor Gazeta "Zëri i Popullit" EDI RAMA: QEVERIA E KRIZËS DUHET TË LARGOHET Lideri i Opozitës ka deklaruar se, vendi ndodhet në një krizë të gjithanëshme për shkak të një qeverie dhe kryeministri që ka rrënuar shqiptarët në një situatë të rëndë ekonomike në papunësi dhe varfëri, ndërsa Sali Berisha dhe oborrtarët e tij deklarojnë 1.8 milion euro fitim brenda vitit. Gazeta boton të plotë deklaratën e Ramës. Tituj të tjerë; Adriana Berberi : ja pse buxheti i shkurtuar i vitit 2010 është prapë i dështuar Ndërtuesit : rishikimi i buxhetit, goditja e radhës për biznesin Alarmi : po rritet ndjeshëm krimi në familje, varfëria shkaku kryesor Gazeta "55" HEQJA E VIZAVE, PËR SHKAK TË LUFTËS PA KOMPROMIS KUNDËR KRIMIT Nis një fazë e re e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, në kuadër të problematikës së re që krijohet me heqjen e vizave. Kreu i ekzekutivit mandaton përgjegjësi të reja për të gjitha institucionet të për të fshirë nga kujtesa e qytetarëve shqiptarë dhe atyre europianë, kronikat e zeza të krimit të organizuar. Tituj të tjerë; Shqipëria tërësisht e asfaltuar deri në fund të mandatit Problemi i të rikthyerve, Shqipëria s'do të përsëritë precedentët e vendeve fqinje Bashkimi Europian ndëshkon Serbinë, përgatit rezolutën që përshëndet Këshillin e GJND-së Gazeta "Panorama" GATI PENALIZIMET , MATURA, KOPJIM MASIV NË 20 SHKOLLA Shtyhet një javë formulari A2. Dyshimet për kopjim masiv në provimet e maturës shtetërore shtyjnë edhe një javë afatet e dorrëzimit të formularit A2. Shkak për vonesën është mungesa e përgjigjeve të provimeve në më se 20 shkolla të vendit, ku dyshohet se mësuesit i kanë lënë të lirë nxënësit që të kopjojnë. Ministria e Arsimit ka siguruar prova për kopjimin masiv. Tituj të tjerë; Arben Malaj ; Demokraci pa institucione Berisha : Të arrestohen ata që mbjellin kanabis Posta: Shërbim emigrantëve në fundjavë./m.sh/
KOMENTE