Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
PRISHTINË, 31 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
PROJEKTREZOLUTA E BE-së MIRATON MENDIMIN E GJND-së - Dy ditë pas dorëzimit të propozimit serb të Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme, Brukseli përpilon një version të vetin - "Asambleja e Përgjithshme përshëndet qëllimin e palëve që të vazhdojnë zhvillimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, demokracinë, bashkëpunimin rajonal e ekonomik në përputhje me perspektivën e tyre evropiane", theksohet në projektpropozimin e Rezolutës së BE-së.
Tituj të tjerë:
-Hyseni: Shpresoj ta njohin Kosovën Spanja dhe Greqia
-Kouchner: GJND-ja i vuri pikë pretendimit serb në Kosovë
-Kryekomunarët "diplomatë"
-Policia lanson fushatën kundër korrupsionit
"Express"
MPOSHTJA E SERBISË - E përjavshmja britanike "The Economist" shkruan se opinioni i GJND-së tronditi edhe shqiptarët edhe të gjithë ata që kishin pritur një verdikt dykuptimësh. Por, Serbia u mposht në GJND, ndërsa shqiptarët dolën të ngazëllyer.
Tituj të tjerë:
-Ftesë për bashkëpunim - Serbia nuk do të jetë e suksesshme në synimet e saja, thotë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Shprehet i gatshëm të takohet me Presidentin serb Boris Tadiq, dhe u sugjeron zyrtarëve serbë të mos harxhojnë energji dhe para në misione të humbura.
-Përplasje për post
-Koha për dialog
-Koment - Simbolika e hajnisë
"Tribuna shqiptare"
NGEC STRATEGJIA PËR VERIUN! - Pak informata për zbatueshmërinë e strategjisë për veriun
Tituj të tjerë:
-Tiranë - Luftë të pakompromis krimit - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sërish deklaron se do të vazhdojë luftën e pakompromis ndaj korrupsionit.
-Prishtinë - Miliona euro në punësim
-Shkup - Shqiptarët për ndryshim emri
-100-shi i arritshëm - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka parashikuar se shumë vende, së shpejti, do ta njohin Kosovën, pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia ishte legjitime.
-Të gjithë kundër korrupsionit
"Bota Sot"
-BISEDIMET TEKNIKE DHE PRESIONI EVROPIAN ANTISHQIPTAR - Jo bisedime për Veriun, pa dekompozimin e Pakos Ahtisari
Tituj të tjerë:
-Serwer: Pas GJND-së nuk mund të diskutohet as ndarja
-Berisha: Luftë pakompromis krimit - Kusht i domosdoshëm për heqjen e vizave
-SHBA-të dhe Britania kundërshtojnë rezolutën e Serbisë - Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme
-Eurokosovarët dhe euroskeptikët shqiptarë
-Shefja e diplomacisë së BE-së, gati rezolutën për Kosovën
"Lajm"
NJERËZ ME SHPRESA TË THYERA - Punëtorët e krahut shprehen të revoltuar në udhëheqësinë komunale të Prishtinës
Tituj të tjerë:
-Kosova pret mbështetje gjatë shqyrtimit të rezolutës së Serbisë në Këshillin e Sigurimit - Shpresa te shtetet mike
-Lirohet nga arresti IT-ja i Qeverisë së Kosovës - EULEX-i nuk kishte prova
-SHBA kritikon Serbinë për rezolutën
-Kushner: Të normalizohen raportet Kosovë-Serbi
-Kulturë - Ditëlindja pa zhurmë e regjisorit Çashku
"Infopress"
LIGJI PËR DUHANIN NUK ZBATOHET - Ligji për duhanin, edhe pse i miratuar në shkurt të këtij viti, ende nuk është duke u zbatuar
Tituj të tjerë:
-Rezoluta e Serbisë, hap i gabuar
-BE, rezolutë për Kosovën
-Vendimi i GJND-së, edhe në dobi të Serbisë
-Daniel Server ka thënë se Serbia është moralisht e detyruar të pranojë mendimin këshilldhënës të GJND-së, pasi atë e kishte kërkuar vet
-Kosova pret fond të punësimit nga BB-ja
"Zëri"
BETEJË REZOLUTASH NË OKB - Asambleja e Përgjithshme do të zgjedhë mes rezolutës së BE-së dhe asaj të Serbië
Tituj të tjerë:
-Londra kundër rezolutës serbe për Kosovën
-Greqia nuk e ndryshon qëndrimin për Kosovën
-Mbahen provimet pranuese në UP
-Ambasador, ku i lë paratë?!
-Editoriali - Java e konfuzioneve
-Opinione - Ku e ka vendin Beogradi?
"Kosova Sot"
BE-ja KUNDËR SERBISË, REZOLUTË EVROPIANE PËR KOSOVËN
Tituj të tjerë:
-Asambleja e OKB-së do ta mbështesë GJND-në
-Edhe 30 ligje për Raportin e progresit
-Hetimet për vjedhjen në dhomat e dëshmive në Policinë e Kosovës - EULEX: Ka të dyshuar për vjedhje në polici
-Editoriali - Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës
"Epoka e Re"
OPOZITA, LIGSHT SIVJET - Flet Ibrahim Makolli, AKR
Tituj të tjerë:
-Ashton ka përgatitur rezolutën për Kosovën
-Thaçi: Vendimi për Kosovën është edhe në dobi të Serbisë
-Rrufetë gjithnjë godasin lisat e mëdhenj, por nuk i rrëzojnë
-Lirohet Gani Zogaj, s'kishte gjë serioze kundër tij
-Pullat postare "Parqet nacionale të Kosovës" /a.ke/