English

Pezë, Flakët E Zjarrit Në Urën E Çelmetajve, Policia Nis Hetimet

TIRANË, 31 Korrik /ATSH - Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e ditës së djeshme në afërsi të fshatit Pezë në Tiranë, kur ura e Çelmetës, që lidh rrugën nacionale Tiranë-Durrës, me fshatin Pezë, u përfshi nga flakët e zjarrit. Burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit bënë të ditur të shtunën për ATSH-në se dëmtimet e urës nuk përbënin shkak për bllokimin e qarkullimit të automjeteve dhe pas kryerjes së disa provave me mjetet e policisë, u bë i mundur kalimi i të gjitha mjeteve, ndërsa u shoqëruan dhe u morën në pyetje disa prej banorëve të zonës, mes të cilëve edhe kryeplaku dhe kryetari i Komunës së Pezës. Forcat e policisë të kryeqytetit pas njoftimit për rënien e zjarrit në këtë urë shkuan dje menjëherë në vendin e ngjarjes, bashkë me forcat e shërbimit zjarrfikës dhe morën masa të menjëhershme për shuarjen e zjarrit./m.sh/s.s./
KOMENTE