Pogradec: Arrestohen Dy Persona Për Gjobëvënie Dhe Kanosje
POGRADEC, 31 korrik /ATSH-Behar Fejzulla/ - Dy persona të dyshuar për gjobëvënie u arrestuan të shtunën, bëri të ditur policia e qarkut të Korçës.
Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë, Eftiola Kacorri, deklaroi se policia ka arrestuar në Meardi Berberin, 24 vjeç, dhe Aleks Hamzallarin, 27 vjeç, nga Pogradeci, të cilët, sipas saj, dyshohen se i kanë vënë një gjobë një qytetari dhe e kanë kërcënuar atë me jetë.
Sipas saj, dyshohet se të arrestuarit i kanë vënë një gjobë prej 4000 eurosh një personi me inicialet GJ.L. banor i qytetit të Pogradecit.
Dy të arrestuarit kishin kërcënuar se do ta vrisnin GJ.L, nëse ai nuk paguante gjobën, ose nëse lajmëronte policinë, bëri të ditur zëdhënësja e policisë.
Mësohet se policia ka të dhëna se dy personat e arrestuar e kanë kryer të njëjtën vepër penale dhe ndaj disa bizneseve në Progadec.
Aleks Hamzallari rezulton edhe i dënuar më parë vrasje të mbetur në tentativë, bëri të ditur policia./ch/