Kinë, 31 korrik, NOA - Një grup aktivistësh në Kinë e kanë nënshkruar një letër të hapur, me të cilën protestohet për shkak të dënimit me 15 vjet burgim, të gazetarit ujgur, Gheyret Niyaz, për shkak se ka biseduar me gazetarë të jashtëm, pas përleshjeve etnike në Ksinjian, vitin e kaluar.
Letra, e nënshkruar nga 23 avokatë, akademikë dhe shkrimtarë, ka filluar të qarkulloj në Kinë.
Në këtë peticion thuhet se rrezikimi i sigurisë kombëtare, që është përdorë për dënimin e gazetarit ujgur, rrezikon “nxitjen e mendimeve ekstremiste dhe aksioneve dhe i thellon tensionet etnike” në Ksinjian.
Gazetari Niyaz ishte burgosur pas dhunës ndërmjet ujgurëve myslimanë dhe kienzëve Han, nga e cila, sipas qeverisë, ishin vrarë afro 200 vetë, ndërsa ishin plagosur 1700 të tjerë.
NOA