Nju Jork, 31 korrik, NOA – Pushimet janë pas derës, por jo të gjithë preferojnë të nisen diku për t’i kaluar ato, pasi sipas një studimi të publikuar kohët e fundit holandisht në revistën “Psikologji Klinike dhe Psikoterapia”, ato ngjallin edhe frikë për disa njerëz.
Për fat të keq, studimi tregon se ka njerëz që vuajnë nga fobia e udhëtimit.
Problemi, sipas psikiatërve të Shoqatës Amerikane, mbulon 2 për qind të popullsisë dhe rezulton zakonisht nga shoku i përjetuar gjatë një udhëtimi, si ai i një aksidenti etj.
Një nga frikërat e tjera që pushton dëshirën për të kaluar pushime të vërteta, është edhe fobia e avionit.
Kështu, një studim i kohëve të fundit tregoi se vetëm në 6 përqind të rasteve njerëzit pohojnë se kanë patur një përvojë të keqe në fluturim, ndërsa të tjerët tregojnë frikë nga avionët.
Ndërsa Stefano Pallanti, një psikiatër dhe drejtor i Institutit të Neuroshkencës në Firence, shpjegon edhe anën tjetër të frikës nga pushimet.
Sipas tij, pushimet kanë një ndikim të fortë social, përfshirë këtu një përplasje me botën e jashtme dhe njerëz të shqetësuar që mund të kenë frikë për të humbur kontrollin e vet dhe të hapësirave përreth.
Ankthi është në alarm te këta persona dhe reagon me sjellje që angazhohen në tejkalimin e vështirësive.
Sipas tij, këto lloj frikërash te ne i shkaktojnë predispozicione biologjike, përvojat e arsyeshme, tragjeditë e kaluara apo thjesht edhe një trashëgimi kulturore.
n.e/NOA