Tiranë, 31 korrik, NOA Update – Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama u shpreh sot se rinisja e protestave të Partisë Socialiste është shenja e një mungesë të alternativës së majtë.
Në një konferencë për mediat, Rama theksoi se Shqipëria e vitit 2010, nuk mund të pranojë një opozitë që flet me gjuhën e para 20 viteve. “Ato çka deklaron kryetari aktual i PS-së, shprehin në thelb mungesën e alternativës”, tha Rama.
Sekretari i LSI-së, theksoi se lidershipi i PS-së është i paaftë të konkurrojnë me alternativat, ndaj dhe “paralajmërojnë një vjeshtë të mbushur me protesta, apo me shfaqje të tjera të sjelljes së një politike vërtet jashtë të majtës dhe të djathtës evropiane”.
NOA