English

Rrobat e banjos, vjen në modë trikini

Paris, 1 gusht 2010, Ira Kalaja/NOA - Verë 2010. Në luftën e përjetshme midis bikinit dhe rrobave të banjës trup: vjen trikini , një model i tretë. Në plazhet e kësaj vere të gjatë, janë parë gjithnjë e më shumë femra të veshin këtë model, i cili nuk është as bikini, por as rroba banje trup.

Trikini është një model i ndërmjetëm midis bikinit dhe rrobave të banjës trup: të dyja palët janë të lidhura me një unazë, ose një rrip të hollë. Modeli i ri është një model i veçantë që rikthehet në modë i moderuar nga vitet shtatëdhjetë. Ky model sensual duket se është bërë i preferueshëm edhe për bukuroshet e ekraneve. Naomi Campbell është parë shpesh në pistat e pasarelave duke treguar trikini shumë sensuale dhe femërore. Por edhe Elisabetta Gregoraci, Michelle Hunziker dhe Valeria Marini duket se nuk shkojnë në plazh pa atë.

Në këtë verë të nxehtë 2010 trikini në një ngjyrë, apo me reflekse i thotë “lamtumirë” motiveve gjeometrike.

KOMENTE