Rusi - Të Paktën 12 Të Plagosur Nga Një Sulm Rebel Në Dagestan
MOSCOU, 31 korrik /ATSH-AFP/ - Një autokolonë e Ministrisë së brendshme në Dagestan u përball me një sulm të ashpër ku mbetën të plagosur 12 persona, në afërsi të një rajoni malor të republikës së Kaukazit rus, fqinje me Çeçeninë, sipas autoriteteve lokale që citoheshin sot nga Interfax.
"Një njësit i trupave të Ministrisë së Brendshme po zhvillonte një kontroll në një rajon malor të republikës ndërkohë që u përball me shpërthimin e një bombe dhe një sulme të armatosur", deklaroi për agjencinë një burim në ministrinë e Brendshme të Dagestanit.
"Shkëmbimi i zjarrit zgjati për disa orë dhe shkaktoi plagosjen e 12 personave", theksoi burimi.
Zyra e shtypit e ministrisë konfirmoi "sulmin kundër një kolone të trupave të Ministrisë së Brendshme''./
/i.p/