Uashington, 31 Korrik, NOA – Rregulla më të ashpra për shpimet në thellësi të detit.
Ky është vendimi më i fundit i ndërmarrë nga Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo pas katastrofës natyrore të ndodhur në Gjirin e Meksikës, ku tonelata të tëra me naftë u derdhën në det dhe shkaktuan dëmtime të rënda mjedisore në këtë pjesë të kontinentit.
E për pasojë, Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA vendosi rregulla më të ashpra për shpimet në thellësi të detit për nxjerrje nafte.
Gjithsesi, ky ligj duhet të presë edhe miratimin e Senatit që të ligjërohet tërësisht.
Konkretisht, janë parashikuar standarde më të rrepta sigurie dhe përgjegjësi e pakufizuar e sipërmarrjeve përgjegjëse.
Përveç kësaj, thuhet se do të mbyllet edhe Enti i diskutueshëm për administrimin e lëndëve të para, i cili u kritikua për arsye të kontrolleve të buta në rastin e platformës "Deepuater Horizon", ku ndodhi aksidenti.
n.e/NOA