English

Si t’i ruajmë flokët të shëndetshëm gjatë dhe pas pushimeve?

Londër, 31 korrik, NOA – Flokët tanë të vënë nën stres gjatë gjithë vitit për shkak të smogut, të të ftohtit, ngrënies së papërshtatshme, duhanit apo dhe shumë faktorëve të tjerë, gjatë verës iu shtohen edhe të tillë si dielli, deti, klori etj.

Por me pak truke, ju mund të përpiqeni të kuroni flokët tuaj edhe gjatë stinës së nxehtë duke i bërë që të duken sa më mirë. Një stilist i njohur i flokëve, Noel de Casanova, i cili punon me qendrën e flokëve “Designs Paul Mark” në Londër, shpjegon se si të mbrojë flokët tuaj nga stresi i verës.

Sipas de Casanovas, flokët duhen trajtuar në të njëjtën mënyrë siç ushtrojmë kujdes me lëkurën, duke mos i ekspozuar shumë nën rrezet direkte të diellit.

Por jo vetëm dielli mund t’i dëmtojë flokët, por edhe klori i pishinave, që shkakton zbehjen e tyre.

Prandaj, nëse keni ndërmend të laheni në pishinë dhe ju doni të vendosni kokën nën ujë, është mirë që të vini një kapelë të veçantë ose të përdorni produktet e duhura hidroizolim.

“Mendoni se është absurditet? Jo, - pohon de Casanova, - klori mund t’i bëjë flokët tuaj të lyer bjonde një ngjyrë jeshile dhe të tmerrshme”.

Ndërkaq, një këshillë tjetër është se nëse keni notuar në det, duhet të hiqni menjëherë pas larjes kripën ose rërën që mund të rrënojë flokët tuaj në të njëjtën mënyrë siç ato bëjnë me shkëmbinjtë, pasi rëra dhe kripa janë gërryese dhe mund të shkaktojnë dëme të shumta.

Një krem qetësues i mirë është edhe një bekim për flokët tuaj paskëtaj.

n.e/NOA

KOMENTE