Sport-Merkato/ Klubet E Superligës Dhe Kategorisë Së Parë Vijojnë Përforcimin E Organikës
S
TIRANË, 31 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ - Skuadrat e Superligës po vijojnë të përforcojnë organikën e tyre në prag të sezonit të ri futbollistik që starton ne 21 gusht.
Tirana i ka bërë një ofertë mesfushorit Gilman Lika. Shkodrani i kombëtares shqiptare u aktivizua sezonin e kaluar me Bolusporin e Kategorisë së Dytë turke. Sipas burimeve nga klubi bardheblu, presidenti Refik Halili kërkon edhe shërbimin e Ervin Skelës.
Sebino Plaku firmosi për Flamurtarin. Ish-sulmuesi 25-vjeçar i Dinamos dhe Tiranës, besohet se do të fitojë rreth 70 mijë euro te skuadra vlonjate, po aq sa sulmuesi tjetër veteran, Daniel Xhafaj.
Mbrojtësi i njohur lezhjan, Henri Ndreka, është pranë largimit nga Besëlidhja. Ish-lojtari 27-vjeçar i Teutës ka një ofertë nga një klub bullgar.
Sulmuesi Bong Bertrand pritet të jetë blerja e radhës e Skënderbeut. 23-vjeçari kamerunas (ish-Al Shamal në Katar) do të vijë ditët e ardhshme në Korçë.
Futbollistët kroatë Marko Radanjiç (28 vjeç, mesfushor), Mario Lonçar (22 vjeç, mbrojtës) dhe Boris Bakoviç (sulmues) janë në provë te Kastrioti. Krutanët kanë bërë gjashtë blerje deri tani.
Ndërkohë edhe klubet e Kategoisë së Parë po bëjën disa blerje për startin e sezonit të ri në 11 shtator.
Luftëtari firmosi me portierin Irakli Toçi. Ish-portieri i 29-vjeçar i Gramozit ka luajtur në sezonin e 2008-2009 me gjirokastritët.
Alfred Allamani (ish-Bilisht Sport) dhe Renato Sula (ish-Turbina) firmosën për skuadrën e Lushnjës. Ardi Sekseri (ish-Shkumbini) nuk e ka pranuar ofertën e lushnjarëve.
Ermir Strati është blerja e re Vlorës, skuadrës debutuese në Kategorinë e Parë. Mesfushori 26-vjeçar ka luajtur sezonin e kaluar me Flamurtarin. /a.ke/