Sport/ Shkodër: Vllaznia, Bilan Negativ Në Ndeshjet Miqësore
SHKODËR, 31 Korrik/ATSH-G. Marku/.-Vllaznia humbi të shtunën ndeshjen e tretë në radhën e miqësoreve që që ka zhvilluar në përgatitje për sezonin e ri futbollistik.
Ndeshja që u zhvillua në qytetin Svatibor të Serbisë u fitua nga ekipi Nikshiqit me rezultatin 2 me 0, konfirmuan në telefon për ATSH-në burime pranë ekipit shkodran.
Vllaznia ka zhvilluar katër ndeshje miqësore, prej të cilave ka fituar vetëm një, duke nxjerrë në pah problemet e skuadrës që, sipas specialistëve, janë shfaqur në gjithë repartet e ekipit.
Fitorja e vetme ka qenë ndaj ekipit të Mamurrasit, i cili luan në një kategori më poshtë se Vllaznia në kampionatin shqiptar.
Ndaj Sutjeskës, në formacionin e parë të Vllaznisë u aktivizuan këta lojtarë: Vujadinoviç, Smajli, Rajoviç, Kukaj, Gocaj, Shtubina, Kaçi, Nallbani, Sykaj, Nimani e Jumiç.
Miqësoren tjetër skuadra shkodrane do ta zhvillojë përballë skuadrës malazeze Zeta të Podgoricës./ch/