English

Sport- Shqipëria Siguron Organizimin E Kampionatit Botëror Të Vrapimit Malor

TIRANË, 31 Korrik/ ATSH- Gjergji Mima/ - Bordi drejtues i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF), vendosi në mbledhjen e zhvilluar në Barcelonë, që në vitin 2011 Shqipëria të jetë mikëpritësja e kampionatit botëror të vrapimit malor. Mes Federatës Botërore dhe MTKRS është nënshkruar edhe një kontratë për këtë kampionat, që pritet të zhvillohet në muajin shtator 2011, konfirmon lajmin Presidenti i FSHA, Gjergj Ruli. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, zv/presidenti i Federatës Botërore të Atletikës dhe rekordmen i botës në kërcim së larti, Sergei Bubka, deklaroi se Shqipëria është vendi ideal për organizimin e Kampionatit Botëror të Vrapimit Malor. Sipas Presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, ky aktivitet do ta shtojë prestigjine sportit të atletikës në vendin tonë, duke e cilësuar kampionatin botëror të vrapimit malor si evenimentin më të rëndësishëm që do të zhvillohet në Shqipëri vitin e ardhshëm./n.m/
KOMENTE