Sport: Spanje - Meksikani Marquez Largohet Nga Barcelona
TIRANE, 31 Korrik/ATSH-AFP/. - Meksikani Rafael Marquez dhe FC Barcelona kane gjetur akordin per zgjidhjen e kontrates se lojtarit, qe perfundonte ne 2012, beri te ditur te shtunen klubi kampion i Spanjes.
Pep Guardiola, trajner i Barça, lidhur me te ardhmen e Marquez ne klub, eshte shprehur se "nese ai qendron, une nuk mund t'i garantoj nje post titullari ne çdo ndeshje".
Mbrojtesi qendror, 31 vjeç, largohet nga nje klub ku ai erdhi nga francezet e Monakos ne 2003 per 5 milion euro, me te cilin ai fitoi kater tituj te kampionit te Spanjes, 2 Liga te Kampioneve nje Superkupe te Evropes dhe nje Boteror te klubeve. /a.ke/