English

Studimi: Veshjet provokuese të femrave në verë, “çmendin” shoferët

Londër, 31 Korrik, NOA - Temperaturat në rritje, shoqëruar nga veshjet gjithmonë e më ekstravagante të femrave gjysmë lakuriqe nëpër rrugë, kanë bërë që të shtohen së tepërmi aksidentet rrugore, për shkak se shoferët humbasin sytë dhe mendjen pas tyre.

Këtë e ka faktuar një studim i realizuar në Londër, i cili tregon sesi 29% e meshkujve e kanë të vështirë për të qëndruar në timon të fokusuar pas drejtimit të automjetit, pasi ata i rrotullojnë sytë nga femrat që nuk kanë lënë gjë pa nxjerrë jashtë përmes veshjeve të tyre verore.

Vetëm 3% e shoferëve rezultuan të jenë të vëmendshëm 100% pa ua prishur aspak mendjen një vajzë që kalon në rrugë me pantallona të shkurtra apo barkun jashtë.

Studimi vijon më tej duke dhënë të tjera statistika interesante si ajo e 21 % të shoferëve që bëhen më shumë agresivë në ngarjen e makinës gjatë muajve të ngrohtë, ndërsa 25% shoferë pranuan të kenë pasur të paktën një incident në pesë vitet e fundit , ndryshe nga femrat vetëm 17%.

“Ky hulumtim nuk është një surprizë, - tha psikologia Donna Daëson, - sepse ai konfirmon se meshkujt janë më të lehtë dhe të hutuar sesa gratë kur ngasin një makinë, nga ndikimet e jashtme, pjesa më e madhe e të cilave janë femrat me veshje provokuese”.

Testosteroni gjithashtu, hormoni mashkullor pra, luan një rol të rëndësishëm në agresionin, sepse i bën njerëzit më të prirur për tërheqje seksuale, edhe më shumë kur ata janë të izoluar në një hapësirë të ngushtë si një makinë dhe i irriton ata më lehtë se sa femrat.

n.e/NOA

KOMENTE