Prishtinë, 31 korrik, NOA – Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, kryeministri i Kosovës deklaron se në Ballkan ka nevojë për partneritet. Ai ka deklaruar se perspektiva e rajonit është anëtarësimin në NATO dhe Bashkim Evropian.
“Për Kosovën dhe gjithë rajonin tani ka filluar një kapitull i ri, i cili parasheh një bashkëpunim rajonal si dhe integrimin në strukturat e BE dhe NATO-s. Këtë do të konsolidoj vendi ynë. Edhe më shumë shtete do të njohin Kosovën edhe ato pesë vende të BE të cilat ende nuk e kanë bërë këtë gjë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka deklaruare se për vende si Greqia ose Spanja, të cilat kishin thënë se do presin vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për njohjen e Kosovës, tani ka ardhur koha për vendime.
Thacci shprehet e kënaqur me arritjet e deritanishme të shtetit të ri Kosovës. “Ne kemi stabilizuar institucionet dhe kemi filluar reforma të mëdha në përmbushjen e standardeve të BE. 69 shtete na kanë njohur”, ka deklaruar kreu i qeverisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, Thaçi, nuk mohon faktim se pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës, mbetet akoma sfidë për qeverisjen aktuale.
“Sfidë për ne është ende Mitrovica veriore. Mirëpo pas dhjetë vitesh, për herë të parë, në këtë pjesë kemi hapur një zyre kontaktuese të Republikës së Kosovës. Shumë shpejtë gjykata do të filloj punën”, ka thënë ai.
NOA