English

Venezuelë-Kolumbi, ushtritë përgatiten për luftë

Venezuelë, 31 korrik, NOA - Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ka urdhëruar dërgimin e trupave tokësore dhe ajrore në kufi me Kolumbinë, për shkak të tensioneve ndërmjet këtyre dy vendeve fqinje.

Çavez tha se e ka ndërmarrë këtë hap, pasi presidenti i Kolumbisë në largim, Alvaro Uribe, ndoshta mund të planifikoj sulm kundër Venezuelës.

Më herët zyrtarët e Kolumbisë kanë thënë se nuk ka plane për ta sulmuar Venezuelën.

Çavez, i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë, që është aleat i Shteteve të Bashkuara, më 22 të këtij muaji, pasi qeveria e Alvaro Uribes, ka paraqitur fotografi, video incizime dhe harta, duke thënë se në Venezuelë gjendeshin kampet e kryengritësve të Kolumbisë.

Çavez i ka hedhur poshtë pretendimet se Venezuela po i strehon kryengritësit.

NOA

KOMENTE