Vlore: Mot Me Vranesira Te Çrregullta
VLORË, 31 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Moti sot në gjirin detar të Vlorës parashikohet të jetë i paqëndrueshëm dhe me vranësira të çrregullta, të cilat do të vijnë duke u shtuar në mesditë.
Kjo do të ndikojë edhe në kushtet e lundrimit, të cilat nuk do të jenë të përshtatshme veçanërisht për peshkarexhat.
Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Jugperëndim, me shpejtësi nga 4-6 m/s deri 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 30-32 gradë celsius dhe ato minimale në 19-21 gradë celsius.
Valëzimi parashikohet të jetë 2-3 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. /a.ke/