English

Vodhën një magazinë mallrash, arrestohen dy persona

Gjakovë, 31 korrik, NOA – Dy persona kanë hyrë nga çatia e një magazine mallrash dhe kanë marrë disa sende, por ndërhyrja e policisë ka bërë që vjedhësit të arrestohen pa arritur të dalin nga godina.

Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Gjakovës dhe të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A. P, 34 vjeç dhe T. L 33 vjeç.

Policia është njoftuar nga banorët e lagjes së dy persona në ish shtëpinë e mallrave “Agimi” në Gjakovë ishin duke hapur një pjesë të mbulojës së çatisë të kësaj ndërtese.

Njësia e patrullës së stacionit policor të Gjakovës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arrestoi dy vjedhësit

Gjithashtu, policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar edhe një kaçavidë si dhe pajisje të tjera që dyshohet të jenë përdorur në këtë tentim vjedhjeje.

Pas arrestimit të dyshuarit kanë deklaruar se kanë dashur që të vjedhin pjesë të metalta për t’i shitur më pas ato në firmat që grumbullojnë metale.

NOA

KOMENTE