Afganistan - Holanda Nis Tërheqjen E Trupave Nga Uruzgani
KABUL, 1 gusht /ATSH-AFP/ - Forcat holandeze, nisën sot të largohen nga pjesa jugore e Afganistanit duke i lënë vendin forcave ndërkombëtare për kontrollin e provincës Uruzgan pasi përfunduan misionin e tyre katër vjeçar, njoftoi sot komanda e NATO-s në Kabul.
"Forcat holandeze janë dalluar në Uruzgan dhe ne vlerësojmë sakrificat e tyre si dhe të homologëve afgan'', deklaroi komandanti Joel Harper, një zëdhënës i Forcës Ndërkombëtare të Asistencës për Siguri (ISAF).
''Pas nisjes së kontigjentit holandez, NATO do të mbajë kapacitetet e saj aktuale veçanërisht përsa i përket njësive të luftimeve, formacionit dhe rikonstruksionit'', theksoi komandanti Harper.
Në Afganistan që prej 1 gushtit 2006, Holanda ka dërguar 1 950 në radhët e ISAF, kryesisht në Uruzgan, një provincë në jug të vendit ku talebanët janë shumë të pranishëm./
/ec/