English

Afganistan - Të Paktën Gjashtë Civil Të Vrarë Nga Shpërthimi I Një Bombe Artizanale

KANDAHAR (Afganistan), 1 gusht /ATSH-AFP/ - Të paktën gjashtë persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një mine artizanale gjatë kalimit të minibuzit të tyre në jug të Afganistanit, theksoi guvernatori i provincës Kandahar. Pasagjerët po udhëtonin në provincën Helmand në qytetin Kandahar, bastion i talebanëve. "Gjashtë civil u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe artizanale'', deklaroi Zalmai Ayobi, zëdhënës i guvernatorit të Kandaharit. Shpërthimi ndodhi në distriktin Maywand./ /ec/
KOMENTE