Elbasan, 1 gusht, NOA – Policia e Elbasanit ka arrestuar sot një 57 vjeçar të kërkuar për vjedhje parash me anë të mashtrimit. Haki Abazi kërkohej prej një viti nga policia e pasi i kishte marrë një shtetasi shumën prej 26 mijë lekësh të reja.
Abazi është arrestuar sot në qytetin e Elbasanit. Ai ka lindur në Fushë- Krujë dhe veprën penale të vjedhjes e ka kryer në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës të datës 11 maj 2009, Abazi akuzohet nga një person se i ka vjedhur nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 26 mijë lekësh të vjetra.
Shtetasi nga Tiranë, B. Sh ka deklaruar në zyrat e Antikrimit Ekonomik Abazi, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shumën e parave, duke iu lutur që t'ia jepte, pasi pretendonte se ishte i sëmurë dhe i duheshin për ilaçe.
Por pas marrjes së parave, 57 vjeçari nuk ia ka kthyer më. Që maji i vitit të kaluar, Abazi është shpallur person në kërkim dhe vetëm sot është bërë i mundur arrestimi i tij.
NOA