Kabul, 1 gusht, NOA – Një mikrobus “ka rënë” në një minë kurth ndërsa ishte udhëtuar në një nga rrethinat e Kandaharit në Afganistan.
Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 6 pasagjerë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dhe pasagjerë të tjerë që gjendeshin në makinë.
Zëdhënësi i guvernatorit lokal, Zulmai Ayobi, saktësoi se kanë vdekur dy burra, dy gra dhe dy fëmijë.
I njëjti zëdhënës u shpreh se një tjetër bombë më dëme të vogla ka shpërthyer në një tjetër zonë duke shkaktuar plagosjen e tre fëmijëve.
NOA/ANSA